12 C
Tetovo
E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaLajmeGrupi i punës për ndryshimet kushtetuese, Arbër Ademi përfaqson Bdi-në ,Mehmedi -ASH-në,...

Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese, Arbër Ademi përfaqson Bdi-në ,Mehmedi -ASH-në, Ivanova LSDM-në

Deputeti Arbër Ademi do të jetë përfaqësues i Bashkimit Demokratik për Integrim në grupin punues të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshime kushtetuese.

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka përzgjedhur Remzi Mehmedin për përfaqësues në grupin punues për ndryshimet kushtetuese, informojnë nga ASH.

Më herët, Darko Kaevski, deputet dhe zëdhënës i LSDM-së në konferencë shtypi bëri të ditur se partia ka caktuar Cvetanka Ivanovën për përfaqësuese të grupit të punës për ndryshimet kushtetuese.

Afati për zgjedhjen e përfaqësuesve të grupit të punës për ndryshime në Kushtetutë që Ministria e Drejtësisë ua drejtoi institucioneve dhe partive politike skadon sot.

Përveç partive politike parlamentare në grupin e punës në Ministrinë e Drejtësisë përfaqësues të tyre duhet të përzgjedhin edhe nga kabineti i presidentit të shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme, Sekretariati për Çështje Evropiane dhe ekspertë të fushës të së drejtës kushtetuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments