9 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeDenko Maleski: Modelin kroat e kemi patur para vitit 2001

Denko Maleski: Modelin kroat e kemi patur para vitit 2001

Në fakt, ai formulim kroat është ai që e kemi pasur para vitit 2001 dhe para nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Maqedonia si shtet kombëtar i popullit maqedonas dhe shtet i pakicave kombëtare, vlerëson shefi i parë i diplomacisë maqedonase, Denko Maleski.Formulimi kroat është ai që kemi pasur para vitit 2001 dhe para nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Maqedonia atëherë ishte shtet kombëtar i popullit maqedonas dhe shtet i pakicave kombëtare, tha për DW ministri i parë i punëve të jashtme, Denko Maleski. Ai shtron edhe një pyetje retorike: kujt i drejtohet tema “Modeli kroat në Maqedoni”? “Është menduar për një popull të tmerruar dhe të shqetësuar që i është ngulitur në mendjen e tyre, tash e tridhjetë vjet, se ata janë humbësit në botë. Dhe e gjithë kjo kundër fakteve të pavarësisë paqësore, anëtarësimit në OKB, anëtarësimit në NATO, fillimit të negociatave me BE-në. Të vetëdijshëm për rëndësinë e vazhdimit të vendit në rrugën drejt BE-së, socialdemokratët maqedonas, presidenti i vendit dhe disa përfaqësues të huaj kërkuan fjalë ngushëlluese: asgjë nuk do të ndodhë nëse plus 3000 bullgarë shënohen në Kushtetutë, ashtu si në Kroaci, e cila ka 22 komunitete etnike. Megjithatë, nuk është kështu: Maqedonia dhe Kroacia janë dy histori të ndryshme. Nacionalistët maqedonas, të cilët po dridhen nga ethet parazgjedhore, për të mos humbur shansin për ta kthyer avantazhin në votime në fitore, arritën në truk: mirë, por pastaj ta rishkruajmë të gjithë formulimin e kushtetutës kroate. Në fakt, ai formulim kroat është ai që e kemi pasur para vitit 2001 dhe para nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Maqedonia si shtet kombëtar i popullit maqedonas dhe shtet i pakicave kombëtare”, përkujton Maleski,

Kjo formulë, thotë ai, mbështetej në parimin një njeri një votë, e cila, në mungesë të mekanizmave për garantimin e të drejtave kolektive të pakicave, u shndërrua në dominim të shumicës mbi pakicën, si gjendje e përhershme që asnjë zgjedhje nuk mund ta ndryshojnë. “Në fakt, është ai majorizim që ndezi luftërat në Jugosllavi, kur kombet e tjera kundërshtuan hegjemoninë serbe të Sllobodan Millosheviqit. Duke refuzuar të debatojmë hapur për të njëjtin rrezik në një Maqedoni të pavarur dhe të ndërmarrim hapa për të ndryshuar sistemin, ne rrëshqitëm për 10 vjet drejt konfliktit etnik që ndodhi në vitin 2001. Gjegjësisht, ekuilibri u prish në momentin kur forcat serbe në kufirin maqedonas-kosovar u shtypën nga NATO në territorin e Serbisë. Të njëjtat forca na dolën në ndihmë në momentet kur në vendin tonë shpërtheu konflikti ndëretnik dhe ruajtën integritetin territorial të Maqedonisë. Çmimi ishte Marrëveshja e Ohrit, në të cilën në sistemin politik dhe instrumentet kushtetuese u futën elemente konsensuale që vendimmarrja nuk do të mund të anashkalonte komunitetin e dytë etnik më të madh, atë shqiptar. Me atë marrëveshje, ne u bëmë një shtet shumëkombësh, një fakt që asnjë formulim i ngathët i preambulës së kushtetutës së re nuk mund ta fshihte. E porositur nga jashtë si zgjidhje shpëtimtare për shtetin e ri maqedonas, modeli ka ruajtur me sukses paqen në vend për njëzet vjet”, vlerëson Maleski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments