Gjatë vitit 2022 është zbatuar vetëm se 10 për qind e strategjisë për luftën kundër korrupsionit gjë që le hapësirë për rritjen e mëtejmë të korrupsionit në vend. Ky fakt, sipas kryetares së komisionit antikorrupsion Biljana Ivanovska dëshmon përkushtimin e dobët të institucioneve, ndryshimet e shpeshta të funksionarëve, si dhe administratë jo mjaftueshëm profesionale falë ndikimeve politike gjatë punësimeve.
“I theksova edhe rreziqet për korrupsion të cilat po ashtu janë detektuar gjatë përgatitjes së strategjisë kombëtare, do ti përmend më të rëndësishmet, mungesën e integritetit, ndikimin e fuqishëm politik posaçërisht gjatë punësimit përmes kanaleve të njohura të nepotizmit, shërbimet dhe klientelizmin, mosndëshkimin, mungesën e transparencës së plotë, të digjitalizimit, e gjithë kjo kontribuon të ketë një klimë të këtillë siç ekziston… derisa jepen mundësi për sjelljes korruptuese është e natyrshme që ajo të rritet…”, deklaroi Biljana Jovanovska, Kryetare e Anti-Korrupsionit.