-2.8 C
Tetovo
E diel, 12 Janar, 2025
BallinaLajmeTakimi me ambasadoren e BE dhe SHBA/ Celibashi: Diskutuam mbi shitblerjen e...


Takimi me ambasadoren e BE dhe SHBA/ Celibashi: Diskutuam mbi shitblerjen e votës dhe figurën e kandidatëve për 14 maj, zgjedhjet janë test për demokracinë

Celiabashi në ‘Facebook’ shkruan se gjatë takimit janë ngritur shqetësime mbi shpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë dhe shitblerja e votës por dhe figura e kandidatëve që do të garojnë për t’u zgjidhur, ndërsa thekson se dy ambasadoret janë shprehur se zgjedhjet janë një test për demokracinë shqiptare.

Sakaq shton se i ka garantuar ambasadoreve se KQZ do të veprojë në zbatim me ligjin dhe se do të dyfishohen institucionet raportuese.

Postimi i plotë:

🇺🇸🇦🇱🇪🇺 Në KQZ Shqiperi sot me Ambasadoren e European Union in Albania, Christianne Hohmann dhe Ambasadoren e U.S. Embassy-Tirana, zj Yuri Kim, bashkëbiseduam mbi përgatitjet e zgjedhjeve #Vendore14Maj2023, shpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë, dukurinë e shitblerjes së votës, transparencën e financimeve në zgjedhje dhe pastërtine e figurës së kandidatëve që do të garojnë për t’u zgjedhur.

Ambasadoret Hohmann dhe Kim theksuan se zgjedhjet e 14 Majit nuk janë thjesht për të zgjedhur qeverisjen vendore, por një test i mirëfilltë për progresin e demokracisë shqiptare dhe se të gjithë sytë e partnerëve ndërkombëtarë janë fokusuar mbi këto zgjedhje.

Theksova dyfishimin e institucioneve shtetërore raportuese në #KQZ, ndalimin e mbi 20 aktiviteteve publike, trefishimin e numrit të sanksioneve nga #KQZ dhe garantova Ambasadoret Kim dhe Hohmann se #KQZ do të vijojë të mbetet e barazlarguar nga politika dhe do të veprojë vetëm në zbatim të ligjit.

Falenderova Ambasadoren e Bashkimit Europian dhe Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fortë ndaj KQZ dhe kontributin e tyre për institucionin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments