2.9 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeGjykata e Apelit pranon ankesën e organizatorëve të “27 prillit”, lënda kthehet...

Gjykata e Apelit pranon ankesën e organizatorëve të “27 prillit”, lënda kthehet në rigjykim

Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin shkallës së parë për të dënuarit për organizimin e “27 prillit”. Si rrjedhojë, rasti kthehet në rigjykim në Gjykatën Penale.

“Gjykata e shkallës së parë ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 415 paragrafi 3 i Ligjit për procedurë penale, gjegjësisht ka shkelur të drejtën e mbrojtjes së të akuzuarit, gjë që ka ndikuar ndaj ligjshmërisë dhe marrjes së drejtë të aktgjykimit dhe ndaj së drejtës të akuzuarve për gjykim të drejt, për shkak se nuk ka zhvilluar debat të mjaftueshëm mbi çështjen për dispozitat që kanë të bëjnë me amnistinëe përndjekjes penale”, njofton Gjykata e Apelit.

Në këtë rast, ish kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski u dënua me 6.5 vjet burg, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristoski u dënuan me nga 6.3 vjet burg, ndërsa ish kreu i DSK-së, Vlladimir Atanasovski u dënua me 6 vjet burg. Dënimi u shqiptua në korrik të vitit 2021.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments