Pas vlerësimit të Komisionit për përdorimin e emrave, ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, vendosi që shoqatat e organizatat e ndryshme mos të emërohen me emrin e figurës historike “Car Boris III”.
“Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga nënshkroi vendimin për mosrespektim në bazë të mendimit negativ të marrë nga Komisioni për përdorimin e emrave personalë për përdorimin e emrit Mbreti Boris i III-të në titullin e
Shoqatës për afirmimin e vlerave kulturore të bullgarëve maqedonas mbretit Boris i III-të Ohër”, raportoi Ministria e Drejtësisë.
Ky vendim i dorëzohet Regjistrit qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ndryshe, në mbledhjen e fundit të Komisionit për përdorimin e emrave të personave u vlerësua që një nga emrat që nuk preferohet të përdoret si emër i organizatave dhe shoqata në Maqedoninë e Veriut është edhe emri “Mbreti Borisi III”.
Komisioni vlerësoi që një emërim i tillë vlerësohet si nxitës i tensioneve dhe jotolerancës, duke e përkujtuar si “përgjegjës për krimet e kryera gjatë pushtimit bullgar të Maqedonisë në Luftën e Dytë Botërore, gjatë të cilit janë likuiduar qindra qytetarë”.
“Në veçanti u theksua mendimi se bashkëpunimi dhe aleanca e tij me Rajhun e Tretë dhe politika e theksuar antisemitike, ishin përgjegjëse më të drejtpërdrejta për dëbimin dhe shfarosjen e mijëra hebrenjve nga Maqedonia në kampin e vdekjes në Treblinka”, sqarojnë nga Ministria.
Ndryshe, pas mendimit negative të Komisionit për Përdorimin e Emrave të Personave, ministri i drejtësisë Krenar Lloga, më 16 mars vendosi që asnjë shoqatë në Maqedoninë e Veriut mos të emërohet me emrin e figurës historike Ivan (Vanço) Mihajlov.