ryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov sot së bashku vendosën lule në varrin e Goce Dellçevit në Shkup.
Në homazhet ishin të pranishëm edhe ministrat e Punëve të Jashtme të të dy vendeve Nikolla Dimitrov dhe Ekaterina Zaharieva.
Borisov i cili qëndron për një vizitë njëditore në vend, më pas u nis në takim edhe me presidentin e vendit Stevo Pendarovskin, prej nga me kryeministrin Zaev do të nisen në Dojran ku do të vendosin lule në përmendoren e kolonelit Konstantin Kavarnaliev.
Me këtë do të përfundojë edhe vizita zyrtare e kryeministrit Borisov me rastin e nënshkrimit të dyvjetorit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis Shkupit dhe Sofjes që u nënshkrua më 1 gusht të vitit 2017 në Shkup.