3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë vetëm një vit, numri i nxënësve të shkollave fillore është ulur...

Në vetëm një vit, numri i nxënësve të shkollave fillore është ulur për 1550, ndërsa i nxënësve të shkollave të mesme për 1791.

Vazhdon trendi i uljes së numrit të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në vend, tregojnë të dhënat statistikore. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në fillim të vitit shkollor 2022/2023, numri i nxënësve në shkollat ​​e rregullta fillore është 185.099, që paraqet një rënie prej 0,8 për qind krahasuar me vitin shkollor paraprak. Domethënë, këtë vit numri i nxënësve të shkollave fillore është ulur për 1550.

Sipas të dhënave të ZSHS-së, në Maqedoni funksionojnë 966 shkolla të rregullta fillore me 11.116 paralele. Por edhe këtu zvogëlimi ka ndodhur sepse vitin e kaluar në sistemin arsimor të Maqedonisë kishte edhe 6 shkolla të rregullta fillore, ndërsa numri i paraleleve ishte 30 më shumë.

Numri i nxënësve në shkollat ​​e mesme të rregullta, në fillim të vitit shkollor 2022/2023, është 69.227, që paraqet një rënie prej 2.5 për qind krahasuar me vitin paraprak shkollor. Mësimin e kanë ndjekur në 129 shkolla të mesme të rregullta me 3530 paralele. Në krahasim me vitin e kaluar, numri i shkollave të mesme të rregullta ka mbetur i njëjtë, por ka pasur rritje të numrit të paraleleve (+4) dhe rënie të numrit të nxënësve (-1,791) dhe rënie të numrit të mësimdhënësve ( -111).

Në vitin shkollor 2009/2010, për shembull, në sistemin e arsimit fillor kishte 210.381 nxënës, ndërsa në sistemin e arsimit të mesëm 95.343.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments