7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKovaçevski premton se nga shtatori do të ketë libra falas për të...

Kovaçevski premton se nga shtatori do të ketë libra falas për të gjithë

Ky vit shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme vazhdon të jetë problematik për sa I përket librave. Nxënësit vazhdimisht janë ballafaquar me mungesë të librave të shumtë, të nevojshëm për të zhvilluar procesin mësimor.  Nga ministria e arsimit paten deklaruar se mundohen ti gjejnë zgjidhje këtij problem dhe se nxënësit po furnizohen me libra, por kjo çështje akoma vazhdon të jetë pengesë e shkollave tona.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm ai personalisht do të bëjë përpjekje që të gjitha tekstet shkollore tu ofrohen pa pagesë nxënësve.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Duhet të sigurohen libra falas, sipas ligjit duhet të jetë kështu, por prej se është miratuar ligji asnjëherë nuk është realizuar. Tashmë në buxhet ka mjete që do të dedikohen praktikisht për botimin dhe shtypjen e teksteve shkollore në shkolla të mesme dhe në buxhetin e vitit të ardhshëm personalisht do të bëj përpjekje që të gjitha tekstet t’i siguroj pa pagesë “.

Ai kërkoi që të gjithë nxënësit të kenë kujdes për librat sepse ato do të përdoren katër vite dhe jo vetëm për një vit shkollor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments