7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGrubi i thotë në Kuvend deputetit të VMRO-së Lefkov ,“llafazan por qenke...

Grubi i thotë në Kuvend deputetit të VMRO-së Lefkov ,“llafazan por qenke i paguximshëm” (Video)

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, zv/kryeministri Artan Grubi ka polemizuar me deputetin e VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov, rreth akuzave se kompania e vëllaut të tij ka shfrytëzuar beneficione nga buxheti shtetëror.
Grubi ka përsëritur se bëhet fjalë për subvencione që i kanë shfrytëzuar të gjitha kompanitë gjatë pandemisë, kurse ndaj VMRO-DPMNE-së ka paralajmeruar padi për shpifjet e bëra, transmeton Lideri.mk.
Të njejten gjë e ka paralajmëruar edhe ndaj deputetit Lefkov, duke e quajtur “llafazan, por i paguximshëm”.

Ai ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

Grubi tha se për ndërtimin e Maqedonisë Europiane pret dhe kontributin e VMRO-DPMNE-së opozitare, pasi sipas tij edhe aty ka një frymë pro-europiane dhe atmofera paraqitet pozitive.

“Pres qëndrimin tuaj. Pres që edhe VMRO-DPMNE të jap kontribut në ndërtimin e Maqedonisë së Veriut. Besoj që “erërat” e reja që fryejnë në VMRO janë konstruktive dhe do të japin kontribut dhe do ta përmbyllim bashkarisht tregimin e një Maqedonie Europiane, ashtu siç u bëmë dhe anëtarë të NATO-s, pikërisht me votat e juaja. Ndaj, jam i lumtur me atmosferën pozitive që ekziston në VMRO sepse tanimë nuk ka vend për ofendime, shpifje, frikësime e gjëra të tilla, sidomos në foltore të kuvendit”, deklaroi Grubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments