7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKrenar Lloga: Ka disa lëshime në kërkesat e “Grupit të Kumanovës” për...

Krenar Lloga: Ka disa lëshime në kërkesat e “Grupit të Kumanovës” për transferim në Kosovë

Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga, thotë se janë hasur disa lëshime në kërkesat e “Grupit të Kumanovës” për transferimin e të burgosurve në Kosovë.

Lloga tha se për realizimin e transferimit duhet vullnet edhe prej autoriteteve kosovare.

“Unë kam kërkuar dosjen, ka qenë para meje. Ka disa lëshime në kërkesat e të burgosurve. Do të shqyrtohen të njëjtat. Janë rreth 10 hapa të cilat duhet të ndiqen deri në transferimin e të njëjtëve, por keni parasysh që do të duhet vullneti i dy palëve që kjo të kryhet në kohë”, tha mes tjerash Lloga për çështjen e ekstradimit të “Grupit të Kumanovës” në Kosovë.

Ai gjithashtu foli edhe për rastin me hapjen e tunelit nga të burgosurit në Burgun e Idrizovës. Lloga tha se institucionet janë njoftuar me kohë për këtë çështje.

“Institucionet me kohë janë informuar për të gjithë ngjarjen lidhur me tunelin në Idrizovë, kështu që mendoj se MPB-ja dhe Prokuroria do ta tregojnë qëndrimin në momentin e përfundimit, deri atëherë unë nuk do të doja të shtoja asnjë fjalë”, tha Lloga.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments