Kryeministri Edi Rama thotë se vijon puna në kantierin për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë.
Teksa ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet, Rama është shprehur se ky aks do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi.
“Kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ku puna vijon për ndërtimin e nënkalimeve, urës automobilistike, një aks ky që do të shkurtojë rrënjësisht distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian”, shkroi Rama në Facebook.