6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti: Pajtimi për marrëveshjen u arrit, por Serbia po i shmanget nënshkrimit

Kurti: Pajtimi për marrëveshjen u arrit, por Serbia po i shmanget nënshkrimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në Ohër, delegacioni i Kosovës shkoi për të nënshkruar marrëveshjen bazë, por sipas tij, Serbia po i shmanget nënshkrimit.

Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kurti tha se pajtimi publik është arritur për aneksin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruan marrëveshjen bazë, me një aneks. Pala tjetër, njëjtë si në takimin e kaluar po i ikën nënshkrimit të marrëveshjes”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës tha se i takon BE-së, si ndërmjetësuese e procesit të dialogut, “që të gjejë mekanizmin që ta bëjë aneksin e kësaj marrëveshjeje ligjërisht të zbatueshëm”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments