Sekretari shtetërorë dhe ish luftëtari i UÇK-së, Valmir Aziri përmes një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar 14 Marsin kur mbi kala të Tetovës shkrepën armët për liri nga bijtë e bijat e këtij rajoni,.
“Sot është dita e pushkës, dita e heroizmit, e trimërisë, e djalërisë tetovare, sot buçitën malet e Sharrit, krenar për çdo djal e vashë që i njoha gjatë luftës së vitit 2001! Lavdi dëshmotëve të kombit Falemenderues për jetë, për sakrificën e çdo bashkëluftari 14 marsi dita më e ndritur në historinë e shqiptarve dhe tetovarve!” ka shkruar Valmir Aziri.