Artan Grubi nga tubimi i BDI-së në Çair ka deklaruar se më nuk ka nevojë për dëshmorë, pasi siç shtoi, tash është detyrë e udhëheqësve shtetëror për të vazhduar rrugën që e trasuan dëshmorët me gjak dhe jetë.
“Më 4 prill do t’ia vendosim gurthemelin asaj rruge (Korridorit 8), asaj autostrade të bashkimit. S’ka më luftëra, s’do të ketë më nevojë për dëshmorë sepse e kanë kryer punën e vet në vitin 2001 dhe në vitin 1998. Gjithsecili me betejat e veta. Veterani me betejën e vet në UÇK, e ne tash për ta vazhduar rrugën të cilën ata e kanë trasuar me më të shtrenjtën – gjakun dhe jetën. E kemi ne për detyrë ta bëjmë atë bashkim. Ta bëjmë bashkimin me Prishtinën, ta bëjmë bashkimin Tiranën, t’i heqim kufijtë midis nesh, t’i shtrojmë autostradat dhe ta bëjmë jetën më cilësore për të gjithë”, tha Grubi.