Procedura për zgjedhjen e mbikqyrësit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d nga fillimi deri në fund ishte zbatuar sipas Ligjit për Furnizime publike, porositën sot nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.
Drejtori i NPRRSH, Ejup Rustemi në brifing me mediat ka theksuar se procedura ka kaluar dhe është në kontroll drejtues prej ku thanë se është sipas ligjit.
Nuk vlerësojmë aksionarët, por referencat e kompanive që nuk kanë ndalesë për punë”, tha Rustemi.
Asnjë nga kompanitë në konsorciumin e mbikëqyrjes, theksojnë ata, nuk ka pasur ndalesë për punë, pra referencë negative.
Nëse ka referencë negative vetë Sistemi elektronik për furnizime publike do ta tregojë atë, thonë nga NPRRSH dhe sqarojnë se me Ligjin siç kërkojnë dokumentet për personin juridik të njejtat kërkohen edhe për personin fizik, gjegjësisht nga Regjistri qendror dhe nga gjykatat.
Nga IRD, konsorciumi i zgjedhur për këshilltar juridik dhe i transaksionit dhe mbikqyrës, gjithashtu theksuan se firmat në konsorciumin e tyre nuk kanë kurrfarë ndalese për pjesëmarrje në procedurat për furnizime publike.
“Kontrollojmë nëse i plotësojnë kushtet që janë shënuar në shpallje dhe është konfirmuar se i plotësojnë”, theksuan nga IRD.
Vlera e ndërtimit është 1,3 miliardë euro, por ende nuk dihet se sa do të kushtojë veçmas secila nga katër akset e autostradave. Tani ka projekt inicial, pastaj do të vijojë projekti bazë, pra projekti për ndërtim me të cilin do të dihet çmimi.
Llogaritjet e para tregojnë se aksi Tetovë-Gostivar në gjatësi prej 17,5 kilometra kushton 125 milionë euro, Gostivar-Bukojçan (30,3 kilometra), 560 milionë euro, Trebenishtë-Strugë-Qafëthanë (21,7 kilometra) 360 milionë euro, ndërsa Prilep-Manastir (39,4) 260 milionë euro.
Sipas ministrit të Transportit Bllagoja Boçvarski, për herë të parë vendoset praktikë e re me projektimin dhe ndërtimin, ndërsa e rëndësishme është të mbyllen korridoret.
Kontrata me kontraktorin “Behtel dhe Enka” ishte nënshkruar javën e kaluar në Qeveri, ndërsa Komisioni Antikorruptues hapi lëndë për të kontrolluar shpalljet për njërën nga kompanitë në konsorcium e zgjedhur për mbikqyrje.