Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe ambasadori i Bullgarisë, Angel Angelov, siç informojnë nga Komuna e Tetovës, në takimin e sotëm janë zotuar që të gjendet një vend në qytet ku qytetarët bullgarë do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari në 2 prill 2023.
Në takimin e kryetarit të Komunës së Tetovës dhe ambasadorit të Bullgarisë në Shkup, Angel Angelov, u biseduan për sfidat dhe mundësitë për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve. Në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin e mundshëm me komunat bullgare dhe shfrytëzimin e përvojës së tyre në sigurimin e mjeteve nga Bashkimi Evropian, informojnë nga Komuna e Tetovës.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari janë caktuar për 2 prill, pasi tre mandatar nuk arritën të formojnë një qeveri në janar.