4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShtyhet seanca gjyqësore për rastin e Muhamed Zeqirit, nuk është në gjendje...

Shtyhet seanca gjyqësore për rastin e Muhamed Zeqirit, nuk është në gjendje të mirë psikike

Tre deri në katër javët e ardhshme nuk do të mbahet asnjë seancë gjyqësore për lëndën në të cilën i akuzuari kryesor është Muhamed Zeqiri. Nga Gjykata Penale përmes një kumtese potencuan se seancat do të shtyhen për shkak të siç thonë ata, destabilizimit të gjendjes psikike të të akuzuarit Muhamed Zeqiri.

“Në gjykatë është dorëzuar ekspertiza e re e ekspertit – psikiatër, sipas të cilit, për shkak të gjendjes psikike të të akuzuarit M.Z., rekomandohet shtyrja e gjykimeve për tri deri në katër javët e ardhshme” thuhet në kumtesën e gjykatës penale.

Gjykimi për këtë lëndë ka filluar në nëntor të vitit 2022 por nga atëherë disa herë seancat janë anuluar dhe shtyrë, kryesisht për shkak të gjendjes psikike të Zeqirit. Ndryshe, ai akuzohet për dëmtimin e buxhetit të shtetit për mbi një milion euro.alsat.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments