Të enjten, më 16 mars, shqiptarët e Amerikës do të protestojnë kundër asaj që e quajnë “presionit ndaj Kosovës”.
“Udhëheqësit e Kosovës dhe populli i saj, bashkë me ne, nuk guxojmë të lejojmë apo legjitimojmë defunksionalizmin e shtetit të Kosovës”, ka njoftuar në Facebook veprimtari shqiptar në SHBA Uk Lushi.
“Gjaku i dëshmorëve të UÇK-së, viktimave dhe puna e miliona shqiptarëve nuk duhet të shkelet”, ka shkruar tutje Lushi.
“Të enjten, me Kosovën dhe për Kosovën, për drejtësi, të gjithë bashkë”, thuhet tutje në njoftimin e Lushit i cili ka dhënë edhe informacione tjera për lokacionet e protestës dhe organizatorët./Telegrafi/