12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeportimi i hebrenjëve nga RMV, Pendarovski: Bullgaria të kërkojë falje

Me një kortezh nga të gjallët, nga stacioni i vjetër hekurudhor deri te monopoli i Shkupit, u shënua 80-vjetori i deportimit të 7144 hebrenjve nga Maqedonia e Veriut në kampin е vdekjes Treblinka. Presidenti Stevo Pendarovski, i cili marshoi së bashku me qytetarët, në mesin e të cilëve kishte edhe pasardhës të hebrenjëve të të ekzekutuar, tha se Bullgaria duhet kërkuar falje për rolin e qeverisë së atëhershme profashiste në Sofje, për deportimin e hebrenjve nga Maqedonia e Veriut.

“Edhe në gjuhën hebreje edhe në atë maqedonase kuptimi burimorë i fjalës drejtësi, çon te ajo që i përshtetet të vërtetës. Drejtësi do të thotë të njohet dhe emërtohet e vërteta dhe ajo të respektohet nga të gjithë. Që të ketë pajtim duhet të ketë falje, për rolin e qeverisë pro fashiste të Sofjes aso kohe, në deportimin e evrejve nga Maqedonia e Veriut.”, tha presidenti Stevo Pendarovski.

Krimet e tilla nuk duhet përsëritur tha zëvendëskryeministri Fatmir Bityqi i cili poashtu ishte pjesë e marshit. 

“7144 ebrnjë nga ky vend ku qëndrojmë para 80 vitesh përgjithmonë u zhdukën. Jeta e tyre përfundoi, shpejtë, mizorisht, pa nevojë. Përfundoi për shkak të idesë së çmendor dhe të prëgjwkshme të disave, që më pas u përkrahën nga shum të tjerë.”, tha zëvendëskryeministri Fatmir Bytiqi.

Kryetari i komunitetit hebre në Maqedoni, Pepo Levi, tha se idetë e shkatërrimit të hebrenjve ekzistojnë ende dhe prandaj sot është më e rëndësishme se kurrë të tregohet solidariteti botëror në kujtim të viktimave të Holokaustit dhe vendosmëria për ta luftuar antisemitizmin.

“Sot kur nacizmi dhe anti semitizmi po zgjohet në forma të ndryshme jo vetëm në evropë por edhe në ballkan dhe Maqedoni, patjetër të ndërpresim urrejtjen, nënvlerësimet dhe ofendimet, përpjekjet e dominimit dhe superioritetit si dhe luftrave të pa kuptimta. Mjaft është me vrasjen e të pa fajshmive, mjaft me vrasjen e fëmijëve dhe grave.”, Kryetari i komunitetit hebre në RMV, Pepo Levi.

“Qëndroj para jushë për të shprehur solidaritetin tim dhe shtetit të Izraelit, me bashkësinë hebreje në Maqedoni. Kjo tragjedi I lidh popujt dhe fatet tona, të cilat për gjithmonë do të jenë të lidhura.”, tha Hamad Amar, kryetar i grupit parlamentar për miqësi.

Në mesin e të pranishmëve në marsh ishte edhe Rashela, e vetmja grua e mbiojetuar hebreje nga Shtipi, e cila në atë kohë ishte vetëm 8 vjeçe. Familja e saj u dërgua në Treblinka.

“E humba tër familjen, mbeta vetëm unë por jam e lumtur që krijova familjen time.”, tha Rashela.

Hebrenjët e ri nga vendi theksojnë se është shumë me rëndësi që brezat e ardhshëm të dinë historinë dhe atë që kanë mbijetuar paraardhësit e tyre.

“Ne në bashkësinë hebreje tër kohën angazhohemi ti bartim njohuritë tona lidhur me traditën, religjionin dhe gjuhën që flitet në Izrael.”, tha një qytetar hebre nga RMV.

“Ende ka anti semitizëm në botë por mendoj se po shkojmë nga e mira.”, u shpreh një qytetar hebre nga RMV. 

Më 11 mars të vitit 1943, për në kampin e vdekjes Treblinka 7.144 burra e gra, fëmijë dhe pleq u dërguan në stacionin hekurudhor në tre autokolona nga oborri i Monopolit në Shkup, të cilët u ngarkuan në vagona bagëtish dhe u dërguan për në kampin nazist ku edhe u vranë. Kjo përbën 98 për qind të popullsisë hebreje në Maqedonitë cilët u vranë në kampet e vdekjes gjatë Luftës së Dytë Botërore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments