Reshjet e borës e shiut gjatë ditës së sotme kanë përfshirë kryeqytetin.
Po ashtu fronti i ftohtë ka bërë që të ketë edhe erëra mjaft të fuqishme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të jetë edhe më ftohtë dhe temperaturat do të zbresin për 4-5 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.