Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbajtur këtë të shtunë një takim në komunën e Vranjës në jug të Serbisë, ku ka folur në lidhje me Kosovën.
Në fjalën e tij Vuçiç theksoi se nuk do ta njohë Kosovën, as de facto as de jure. Duke shtuar se për këtë ka bërë një betim mbi Kushtetutën e vendit dhe Ungjillin e Mirosllavit.
“E di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Mirosllavit. Nuk do të jem unë ai që do t’ua nënshkruaj pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë! Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë as de facto as de jure”, tha Vuçiç.Gjithashtu ai shtoi: “Situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar në mënyrë më drastike sesa gjatë rënies së Murit të Berlinit, vetëm disa prej nesh bëjnë sikur nuk e shohin se sa e vështirë është pozita e Serbisë. Është një dozë e padurueshme lehtësie, me të cilën do të shkatërrohej vendi brenda një jave. Ata as nuk e dinë se çfarë do të thotë shtet. Obligim të parë e kemi ta mbrojmë Serbinë, të dytin e kemi që të mbrojmë interesat kombëtare dhe të tretë është të mbrojmë paqen dhe stabilitetin. Në Vranjë lindën 620 fëmijë dhe vdiqën mbi 1000 njerëz. Për kë ndërtojmë rrugë e restaurojmë muzeun”