Paga mesatare është rritur, por në mënyrë artificiale – akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, rritja artificiale ka nxitur një shkallë inflacioni më të lartë që është vërrejtur nga Banka Botërore, raporton KlanM.
Sipas Anastasija Ilievskës nga VMRO-DPMNE-ja, Qeveria kot lëvdohet me rritjen e pagës minimale për shkak se të gjitha produktet janë me rritje të çmimeve. Sipas saj, aktualisht, 500 denari vlen sa 100 denarë.
Ndryshe mendojnë nga LSDM-ja. Mbrojmë qytetarët, për 10 dhe 15% ulim çmimet e pastave dhe produketeve të qumështit, thonë socialdemokratët duke shtuar se Qeveria është e përkushtuar për të mbrojtur stanbdardin e qytetarëve.
“Në periudhë kur po përballemi me pasojat e krizës globale ekonomike dhe energjetike, nuk lejojmë që askush të mbetet I vetëm, e as që dikush të përfitojë në kurriz të qytetarëve. Vazhdojmë të kujdesemi për standardin e qytetarëve” -tha Darko Kaevski – LSDM
VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, thotë se kjo qeveri para disa muajve duhej të bënte “ngrirjen” e çmimeve, para se ato të shtrenjtoheshin për dyfish apo treefish. Sipas opozitës duhet të lirohen rezervat e mallrave si dhe qeveria të heq dorë nga akciza e derivateve të naftës dhe të anulojë çmimin e transportit.