Lideri i Alternativës, Afrim Gashi ka reaguar për publikimin e takimit mes tij dhe Zoran Zaevit. Sipas Gashit shërbimet LSDM – BDI e ndjekin dhe cila është frika e tyre se me kënd takohet, përcjell TS.
“Si lider i Alternativës, kam mandat dhe detyrë të takohem me të gjithë aktorët politikë në vend. Kështu kam vepruar gjithnjë dhe kështu do të veproj edhe në të ardhmen. Rrjedhimisht, nuk ka asgjë të veçantë dhe të mistershme në takimin me ish kryeministrin Zoran Zaev. E kuptoj interesin e mediave për këtë takim, por mendoj se pyetja themelore nuk është se me kë, ku e për çfarë takohem unë, por pse, me çfarë urdhri dhe cila është frika e shërbimeve LSDM-BDI që më ndjekin?” ka reaguar Afim Gashi.
Nga ana tjetër pas takimit Gashi-Zaev ka reaguar edhe ish deputeti i ALternativës, Skender Rexhep Zejdi, duke theksuar se kreu i Alternativës, Afrim Gashi nuk la qershi pa ngrënë./TS/