12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Interesi amerikan shumë i madh”, DEA në Tiranë, Ngjela: Korrupsioni i lartë...

“Interesi amerikan shumë i madh”, DEA në Tiranë, Ngjela: Korrupsioni i lartë shtetëror të ruhet mirë, kjo tregon se…

DEA amerikane tashmë do të ketë zyrën e saj në Tiranë, për të ndihmuar dhe hetuar kriminalitetin, trafikun e drogës dhe korrupsionin e lartë në vendin tonë.Spartak Ngjela, i ftuar këtë mbrëmje në “Frontline” me Marsela Karapançon, u shpreh se ky është një lajm shumë i mirë, duke shtuar se tashmë “korrupsioni i lartë shtetëror të ruhet mirë”.

Arsyeja që vjen do të thotë që ka çështje të rëndësishme, dhe duhet të kuptojmë se deri sa zuri tokë këtu, korrupsioni i lartë shtetëror të ruhet mirë. Njerëzit duhet të ndihmojnë, që ne të shpëtojmë nga korrupsioni i lartë në Shqipëri. Droga, korrupsioni dhe krimi shtetërorë janë të lidhura.

Me çështjen e narkotikut është krimi i organizuar dhe krimi bashkë.

Fakti që vjen DEA do të thotë që interesi amerikan në Shqipëri është shumë i madh.

Duhet të kemi këtë parasysh dhe me anë të kësaj kuptohet se politika amerikane ka interes të madh në Ballkanin perëndimor, ka dhe Kosovën, nuk kam fakte por jam i bindur”, tha Ngjela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments