5.5 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeVrapçishti dhe Bogovina po bëhen me Qendër Zjarrfikëse, do të ndahen nga...

Vrapçishti dhe Bogovina po bëhen me Qendër Zjarrfikëse, do të ndahen nga Komuna e Tetovës dhe Gostivarit

Vrapçishti dhe Bogovina së shpejti do të kenë qendrën e tyre zjarrfikëse, e cila po ndërtohet mes këtyre dy komunave. Kështu ato do të duhet të ndahen nga komuna e Tetovës dhe Gostivarit, njësite zjarrfikëse të të cilave veprojnë në këto komuna në rast zjarresh.

Qendra rajonale është duke u ndërtuar, ndërsa projekti kap vlerën një milion euro. Financohet me mjetet te buxhetit dhe BE-së.

“Sipas dokumentacionit teknik këtë verë duhet të përfundojë dhe të fillojë të funksionojë”, tha Risto Penov, ministër për Vetëqeverisje Lokale.

“Projekti parasheh që të kemi një makinë zjarrfikëse. Muajin e ardhshëm do të bëhet shpallja për të dhe kuptohet për pjesën tjetër ne me komunën e Bogovinës duhet që të bëjmë disa hapa në këtë drejtim, bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes kur ne duhet të shkëputemi nga Tetova dhe Gostivari dhe të formojmë qendrën tonë të përbashkët Bogovinë-Vrapçisht”, theksoi Isen Shabani, kryetar i komunës së Vrapçishtit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments