4.4 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBujar Osmani pret ambasadorin e Kosovës, flasin për dialogun dhe takimin e...

Bujar Osmani pret ambasadorin e Kosovës, flasin për dialogun dhe takimin e 18 marsit në Ohër

Kreydiplomati maqedonas, Bujar Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, me të cilin kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër.

Osmani në këtë takim ka thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme jo vetëm për shtetet por edhe për rajonin dhe perspektivën evropiane.

“ Me ambasadorin Qehaja për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe dinamikën rajonale.

Përpara takimeve në Ohër, më 18 mars, theksova se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme edhe për rajonin dhe perspektivën e tij evropiane”, ka shkruar shefi i diplomacisë maqedonase.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments