10.6 C
Tetovo
E hënë, 12 Maj, 2025
BallinaLajmeASH merr Inspektoratin e Arsimit, Fondin Pensional dhe dhjetëra drejtori tjera, këto...

ASH merr Inspektoratin e Arsimit, Fondin Pensional dhe dhjetëra drejtori tjera, këto janë emrat e drejtorëve

TV21 nga burime brenda Aleancës për Shqiptarët mëson se në eshalonin e dytë, kjo parti pritet të marrë rreth 40 pozita. Në Fondin Pensional për drejtor nga ASH pritet të emërohet Arsim Hasani. Drejtorinë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar pritet ta udhëheqë Driton Nebiu, gjithashtu kuadër i ASH-së.
Drejtor në Inspektoratin për Arsim pritet të emërohet Halit Ferati. Në Klinikën për Fëmijë “Kozle” pritet të emërohet për drejtor ekonomik Tahir Tahiri. Edhe Bibloteka e Tetovës do të udhëhiqet nga kuadro të ASH-së, respektivisht nga Nurije Bajrami. Propozimi i ASH-së për drejtor në “Vardar Film” do të jetë Bujar Bajrami. Halid Matoshi pritet të jetë drejtor në Onkologji, ndërsa në Neurologji, Visar Miftari. Drejtor i Klinikës së Dermatologjisë pritet të emërohet Genc Selamani, në Klinikën e Oftamologjisë pritet të emërohet Bekim Tateshi, ndërsa në Klinikën e Gjinekologjisë, Riad Shaqiri pritet të emërohet drejtor ekonomik.

Si zëvendës drjetor nga ASH në Agjencinë për Rini dhe Sport pritet të emërohet Isak Lazami. Në Pyjet e Maqedonisë pritet të emërohet për zv/drejtor Safet Miftari, në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, Denis Aliti./tv21.tv
Emërime të tjera nga ASH në eshalonin e dytë: Syrija Rashidi në krye të MEPSO, Mehmedi pritet të bëhet deputet.

Bujare Abazi në krye të SH.A. “Posta e Maqedonisë”
Shtëpia e Shëndetit Shkup, shkon Besim Koka i BDI-së, vjen Vullnet Setimi i ASH-së! Disa nga drejtoritë që pritet ti marrë ASH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments