10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLigji për të huajt: Policia takim me hotelierët e Tetovës dhe Gostivarit

Ligji për të huajt: Policia takim me hotelierët e Tetovës dhe Gostivarit

MPB: AKSIONE KONTROLLI NË RAJONIN E TETOVËS

Në natën e 5 Marsit, në Tetovë dhe rrethinë, departamente të ndryshme të MPB-së, në koordinim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe të Punës, sic njofton KlanM, kanë zbatuar aksione në disa objekte hotelerike dhe kazino.

MPB-ja përmes komunikatës njofton se gjatë një kontrolleve në një lokal në rrethinë të Tetovës  janë zbuluar 13 shtetase të huaja pa dokumente adekuate

Janë gjetur edhe persona të sigurimit pa licena sigurimi. Gjithashtu janë ndaluar edhe persona pa dokumente identifikimi, persona që kanë cënuar rendin dhe qetësinë publike si dhe të mitura që kanë konsumuar alkool.

Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Inspektorati i Tregut dhe I Punës, sic njofton KlanM, nëpër shumë objekte hotelerike kanë konstatuar një sërë parregullsish ku janë shqiptuar sanksione adekuate.

Ndërkohë, Policia e Tetovës njofton se fundjavën e kaluar, më 04 dhe 05 Mars, zyrtarët e SPB-Tetovë, kanë mbajtur takime me përgjegjës të 21 objekteve hotelerike (hotele dhe motele) që veprojnë në rajonin Tetovë-Gostivar.

Në kuadër të këtyre takimeve të mbajtura, sic percjell KlanM, punonjësit e policisë i kanë njoftuar me dispozitat e Ligjit për të Huajt dhe me domosdoshmërinë e respektimit të plotë të tyre, sic thonë nga SPB-Tetovë, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për regjistrimin dhe ç’regjistrimin e shtetasve të huaj dhe rregullimi i qëndrimit të tyre në zonë.

Ata u njoftuan edhe për implikimet ligjore nëse nuk respektojnë dispozitat në fuqi, ndërsa hotelierët shprehën gatishmëri të plotë për zbatimin e dispozitave ligjore edhe në të ardhmen – thuhet në komunikatën e Policisë së Tetovës. /KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments