1.6 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNATO kërkon përparim të mëtejshëm në dialogun Kosovë-Serbi

NATO kërkon përparim të mëtejshëm në dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë se NATO mirëpret hapat e mëtejshëm të Kosovës dhe Serbisë në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm.

Geoana ka shkruar në Twitter, se NATO mbetet fuqimisht e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Thirrje e mirë e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak. Ne mirëpresim hapat e mëtejshëm të Beogradit dhe Prishtinës në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm. NATO mbetet fuqimisht e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë KFOR-in”, ka shkruar ai.Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments