9.9 C
Tetovo
E martë, 13 Maj, 2025
BallinaLajmePas hyrjes së ASH-së, edhe BESA në “radarin” Kovaçevskit për partner qeveritar!

Pas hyrjes së ASH-së, edhe BESA në “radarin” Kovaçevskit për partner qeveritar!

Ndryshimet e nevojshme kushtetuese për futjen e komunitetit bullgar në Preambulë, me qëllim të arritjes së kompromisit me palën bullgare që vendi të filloi negociatat e anëtaresimit me Bashkimin Evropian (BE), ka imponuar nevojën e krijimit të një fronti për europë, i cili udhëhiqet nga dy partitë më të mëdha të koalicionit qevritar LSDM dhe BDI e që ka përqëllim arritjen e shumicës së nevojshme në Parlament për të arritur deri te ndryshimet kushtetuese, shkruan PRESSonline.mk

Pas hyrjes së Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Qeveri, objektivi i ri i mazhorancës qeveritare për konsolidimin e frontit europian është Lëvizja BESA, për të cilën po vazhdojnë bisedimet mes qeverisë dhe partisë opozitare, mëson PRESSonline.mk nga burime qeveritare.

Nga BESA e Bilall Kasamit mohojnë se janë duke biseduar me qeveritarë dhe pretendojnë se ata mbeten në opozitë deri në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen.

Pasi kryeministri Dimitar Kovaçevski u bën thirrje partive parlamentare, por edhe deputetëve individualë që pothuajse në çdo dalje publike t’i bashkohen frontit evropian, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ftoi Lëvijen BESA të bëhet pjesë e Qeverisë në një paraqitje në Televizionin 21.

“Ftojmë Alternativën dhe Besën të bëhen pjesë e Qeverisë. Ne filluam një fushatë për frontin europian dhe kryeministri ftoi të gjitha palët të bashkohen. Aleanca për Shqiptarët tregoi interes të shtuar dhe ishte konstruktive. Më vjen keq që Alternativa u largua nga ky koalicion, por dera është ende e hapur”, tha Grubi.

Ai shtoi se shumica qeverisëse ka 65 deputetë dhe paralajmëroi se do të jetë më e madhe.

Për momentin, autoritetet nuk po zbulojnë detajet e bisedimeve me Besën dhe nëse ka mundësi që partia e Kasamit të bëhet pjesë e qeverisë së Kovaçevskit, pasi ai u largua nga “Ilindenska” një vit më parë, kur kryetar qeverie ishte Zoran Zaev.

Besa përfaqësohet në Kuvend nga dy deputetë – Fadil Zendeli dhe Basri Bajrami – pasi Kastriot Rexhepi u rebelua vitin e kaluar dhe shtypi përpjekjen e opozitës për të marrë shumicën në Kuvend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments