8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProtesta e 3 marsit/ Berisha: Atyre që janë të premten në xhami...

Protesta e 3 marsit/ Berisha: Atyre që janë të premten në xhami ju them që pas namazit ju presim në shesh!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar nga strukturat e PD-së që të dalin në çdo rrugë e rrugice deri të premten në orën 12:00, për të bindur çdokënd që të bashkohet në protestën e opozitës.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me strukturat drejtuese të degëve 1, 3 dhe 4 të Tiranës, ku tha se duhet bërë gjithçka për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Ai uroi besimtarët muslimanë për faljen e së premtes dhe i ftoi ata që pas namazit t’i bashkohen protestës së opozitës.

“Arsimi në shumicën e vendeve të botës është falas. Ky vendos taksë në Tiranë. Taksa e arsimit. Mbledh dhjetëra e dhjetara miliona euro. I ndan me Edi Ramën. Si vjedhin sëbashku. Ndërtojnë shkollat me çmime 6-fish ose 8-fish. E kanë përhapur edhe në bashkitë e tjera. Po vjedhin sëbashku për çdo gjë. Shqiptarët janë nën terrorin e gjobave. Prapa çdo ndërtimi pa leje qëndron ryshfeti që i është paguar policisë së shtetit.

Kur janë objekte të mëdha ryshfeti shkon deri ën 100 mijë euro. Na duhet një kryetar bashkie që i përmbahet ligjit, që nuk gjobit qytetarët e vetë, që e vendos qytetarin në epiqendër. Që përpiqet t’ja lehtësoje jetën. Kulla e çon në 20 mijë banorë numrin e frymëve për kilometër. Ndërtohen kulla, por ndërtohen me një hapsirë shumë të madhe përreth.

Çfarë po përfitojnë qytetarët? Nuk blen dot një apartament sepse at oi blen droga pa përfunduar ndërtimi. Na duhet nëj kryebashkiak që të mendojë sesi mund t’i përdorë taksat për të përmirësuar furnizimin me energji, për të përmirësuar trafikun, etj. Duhet të bëjmë gjithçka me passion e sakrifica për të mbështetur Belind Këlliçin në këtë betejë në të cilën fiton çdo qytetar, fiton Tirana. Deri ditën e premte në orën 12:00 të kalojmë në çdo rrugë e rrugicë dhe të bindim çdokënd për protestë. Atyre që kanë të premten në xhami ju them zoti ua pranoftë lutjen, pas namazit në shesh na keni, mund të na bashkoheni”, u shpreh Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments