4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSot filloi gjykimi i ri për përgjimet masive në vend

Sot filloi gjykimi i ri për përgjimet masive në vend

Filloi rigjykimi i rastit për përgjimet masive në vend, “Target-Fortesa”, por pa ndonjë shqyrtim serioz të rastit. Që në fillim seanca e parë u shty për shkak se Gjykata nuk ka lëshuar urdhër për sjelljen e të akuzuarit Toni Jakimovski, i cili ndodhet në arrest shtëpiak në Ohër. Gjykata i ka dërguar thirrje Jakimovskit, por jo edhe urdhër për shoqërimin e tij në polici.

Rigjykimi i mblodhi sërish në një vend të gjithë të akuzuarit, përfshirë edhe ish-kreun e DSK-së, Sasho Mijalkov. Në gjyqin e parë ai u dënua me 12 vjet burg për përgjimet e paligjshme, për “bashkim kriminal” dhe “marrje shpërblimi për vepër të kundërligjshme”, por para dy muajve rastin Gjykata e apelit e ktheu në Gjykatën themelore. Gjyqtarët e Apelit arsyetuan se në aktgjykimin e shkallës së parë nuk kishte përshkrim të veprave penale për të cilat Mijalkov dhe të akuzuarit e tjerë u shpallën fajtorë, gjë që shkaktoi shumë kritika në opinion. Megjithatë, Gjykata e apelit kërkoi të përcaktohet saktë se sa persona janë përgjuar, përmes cilave pajisje dhe në cilën periudhë.

Gjykimi për “Target-Fortesa” filloi në fund të vitit 2017 dhe pas tre vitesh shqyrtim, gjyqtari Ilija Trpkov e shpalli aktgjykimin, të cilin mbrojtja më pas e ankimoi në Gjykatën e Apelit. Apelit iu deshën dy vite për të vendosur për ankesën. Polemika të mëdha ngriti pyetja nëse dikush do të mbajë përgjegjësi për përgjimet masive, duke pasur parasysh faktin se rasti pas dy viteve vjetërsohet, ndërsa tash 5 vjet zvarritet nëpër labirintet e gjykatave, që tani të fillojë nga e para.

Më herët Gjykata Penale njoftoi se gjykimi do të intensifikohet dhe nuk do të lejohet vjetërsimi. Akuzën e ngriti PSP-ja dhe rastin ende e përfaqësojnë Artan Ajro dhe Trajçe Pelivanov. Në aktgjykimin e parë, i cili nuk mori formën e prerë, të gjithë të akuzuarit morën dënime me burg. Përveç Mijallkovit, me 4 vjet burg është dënuar edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska. Seanca e re është caktuar për nesër. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments