Pas formimit të qeverisë së re e cila pritet të formohet në mbrëmje të ditës së Hënë, menjëherë do të nisin edhe ndryshimet e para për shkarkime dhe emërime, mëson ekskluzivisht TS.
Dita e Martë do të nis me ndryshimet e para si rezlutat i koalicionit të ri qeverisës midis LSDM-së, BDI-së, ASH-së dhe PDSH-së. TS nga burime pranë Aleancës për Shqiptarët mëson ekskuzivisht se të Martën do të pësojnë ndryshimet në qeveri ku priten të shkarkohen dhe zëvendësohen funskinarët vijues me propozime kadrovike të ALeancës për Shqiptarët.
Aleanca për Shqiptarët siç ka shkruar TS, në marrëveshjen e koaliconit për një front të përbashkët drejt BE-së do të udhëheq edhe me Zëvëndës, Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Bujqësisë:
Të martën do të shkarkohen këta funksionarë të BDI-së
1. Bashkim Hasani zv/ministër i Mbrojtjes,
2. Adnan Ejup – sekretar shtetëror në Ministrinë për Sistem Politik,
3. Resmi Ejupi- sekretar shtetëror në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale,
Të martën gjithashtu do të shkarkohen këta drjetor:
1. Besim Koka – Drejtor në Shtëpinë e Shëndetit Publik në Shkup,
2. Qamil Kovaçi – Drjetor i Psikiatrisë – Bardhovcë,
3. Migjen Selmani -Drejtor në MNAV,
4. Azizi Maksuti – Drejtor në Institutin e Shëndetit Publik,
5. Ajurlla Mustafa – Drjetor i Gjinekologjisë – Shkup,
6. Nehat Nuhi : Drejtor i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji –Shkup.
7. Rijad Alimi : Drejtor në Kozle – Shkup
Gjithashtu TS mëson se në seancën e ditës së Martë pritet të shkarkohen edhe disa drejtor tjerë nga Alternativa dhe LSDM-ja.