Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar pamje nga ecuria e punimeve nga kantieti i ndërtimit të rrugës Fier-Vlorë.
“Mirëmëngjesi me një tjetër kantier të infrastrukturës rrugore, aksin Fier-Vlorë, që krahas by-pass-it të Fierit, shërben si një aks alternativ për qarkullimin e makinave, reduktimin e trafikut, por edhe për mbështetjen e bujqësisë dhe argotizmit të zonës, ju uroj një fundjavë të mbarë.”– shkruan Rama.Rama bën me dije se punimet në aksin Fier-Vlorë, janë përfunduar deri në masën 65%.