8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeU lëndua duke ikur nga qentë endacakë / Çdo 4 ditë një...

U lëndua duke ikur nga qentë endacakë / Çdo 4 ditë një tetovar është kafshuar nga qentë .

Duke ikur nga qentë endacakë, një 13 vjeçare nga Tetova lëndon syrin e majtë. Si pasojë është dashur ndërhyrje urgjente në spitalin Klinik të Tetovës në repartin e ORL-së. Për babai e saj, profesorin Bashkim Selmani, ky rast është i trishtueshëm.”Vajza kur është kthyer nga shkolla pikërisht në këtë vend është sulmuar nga qentë endacakë dhe plkërisht ka lënduar syrin dhe është një lëndim shumë i rëndë dhe ne si prind është shumë rast i trishtueshëm tha Selmani.

Selmani tregon se kjo nuk është hera e parë që vajza e tij është sulmuar nga qentë endacak, por është hera e parë ku mori lëndime trupore duke ikur.
“Vajza disa herë që është kthyer nga shkolla, ka pas shqetësime tepër të mëdha, por kjo e sotmja ishte jashtëzakonisht aksidentale dhe shpresojmë që të merren masa mos të përsëriten raste të këtilla tha më tej Selmani.

Nga komuna e Tetovës thonë se shoqata “Amos Pet” deri më tani ka kapur vetëm 42 nga 82 sa parashihet në kontratën që e ka lidhur me komunën.
“Problemi i qeneve endacakë nuk është i ri dhe i vetmi, ne gjithmonë kemi apel për strategji nacionale për zgjidhjen e këtij problemi, ne kemi hapur një prokurim publik për 82 qenë endacakë që e ka fituar shoqata “Amos” dhe ne kemi bashkëpunuar, deri më tani janë trajtuar 42 qenë edhe deri në përfundimit e tenderit. Ne patjetër se duhet ta implementojmë zgjidhjen që është në kornizave të ligjit duke mos u malltretuar dhe duke i përmbush kushtet që i parash trajtimi i qeneve endacakë, ne dyshojmë se ka import të qeneve endacakë edhe nga jashtë Tetovës.’; tha Albi Qamili, zëdhënës i Komunës së Tetovës

Në bazë të dhënave zyrtare të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, nga 1 janari e deri sot vetëm në Tetovë, janë denoncuar 14 kafshime nga qentë endacakë. Kjo do të thotë se në Tetovë çdo të katërtën ditë një qytetarë kafshohet nga qentë. Gjatë vitit 2022 çdo të gjashtën ditë ka pasur nga një kafshim. Nga komuna e Tetovës kanë formuar komision ku qytetarët e kafshuar nga qentë endacak do të marrin dëmshpërblim që do të llogariten në bazë të pikëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments