4.1 C
Tetovo
E martë, 4 Mars, 2025
BallinaLajmeArbër Ademi: Ka shumicë të mjaftueshme për të votuar për rikonstruimin e...

Arbër Ademi: Ka shumicë të mjaftueshme për të votuar për rikonstruimin e Qeverisë. Ftojmë Alternativën dhe Besën t’i bashkangjiten frontit evropian

Deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, sot në deklaratë për media nga Kuvendi pohoi se ka shumicë të mjaftueshme për të votuar për rikonstruimin e Qeverisë.

“Sigurisht që ka një shumicë të mjaftueshme, edhe më shumë se sa duhet për të votuar për rikonstruimin e Qeverisë. Kjo në thelb do të thotë përshpejtim i proceseve reformuese, veçanërisht përshpejtim i reformave në drejtësi, shtet i së drejtës, institucione më të fuqishme, mbi të gjitha një Parlament funksional. Dëshira dhe ftesa jonë është që Alternativa dhe Besa dhe të gjithë të tjerët të bashkohen në krijimin e një fronti të përbashkët evropian”, tha Ademi.

Ademi theksoi se të gjitha çështjet që dalin nga procesi i marrëveshjeve të lidhura me Bashkimin Evropian janë dhe mbeten prioritet i kësaj shumicë parlamentare e cila zgjerohet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments