Për më 28 shkurt është caktuar seanca e parë gjyqësore për Zhan Mitrevin. Lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë pandemisë në Kliniken private me të njëjtin emër, pronari akuzohet për Mashtrim sipas nenit 247 të Kodit Penal. “Duke vlerësuar të gjitha faktet dhe argumentet e bashkëlidhura të palëve, Gjykata Penale mori vendim për miratimin e aktakuzës dhe sipas sistemit AKMIS i është caktuar gjyqtarit për procedurë të mëtutjeshme dhe seanca kryesore është caktuar 28 shkurt. Pas caktimit të seancës, ka reaguar spitali privat “Zhan Mitrev” duke theksuar se akuza është tërësisht e pabazë dhe presin proces transparent./Alsat.mk