8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiMaqedonia “kampion” për çmimet e larta

Maqedonia “kampion” për çmimet e larta

Maqedonia “shpallet kampion i rajonit” me rritje të çmimeve prej 20,4% për shpenzimet e banimit, ujit, rrymës, gazit dhe derivateve. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, pas nesh është Serbia me një rritje prej 18.4%, pastaj Kroacia me 16.5%, Mali i Zi me 15.6% dhe Sllovenia me 13.3%. Krahasimi i çmimeve të konsumit tregon se në Maqedoni, në raport me vendet tjera, çmimet kanë shënuar rritje. Ministri i Ekonomisë Bekteshi tha se pas ulej së çmimit të rrymës do pasojë edhe uljet e çmimeve të artikujve ushqimorë, por nga prodhuesit ushqimor që përfituan nga kjo ulje, thonë se lënda e parë që e importojnë ka kosto të lartë si dhe transporti, të cilët gjejnë arsye për ti mbajtur çmimet e larta. Bekteshi tha se një nga zgjidhjet në planin afat gjatë për stabilizimin e tregut nga kriza është rritja e pagave.

“Ministria e Financave, MPPS dhe resorët ekonomike janë fokusuar që të rrisin pagat edhe në sektorin privat, mundësisht edhe në atë publik me të vetmin qëllim që të rrisim standardin jetësor të gjithë qytetarëve të RMV-së. Pritshmëritë në bazë të dhënave preeliminare që i kemi nga Enti statistikave tregojnë që paga minimale do të jetë diku rreth 20,000 denarë që nëse e krahasojmë atë që e kishim para 5 viteve është dyfish më e madhe, ku kishim pagë minimale 9,900 denarë”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Por shifrat thonë se rritja e kostos së jetesës është rritur nga 20-30% krahasuar vetëm me vitin e kaluar, dhe nuk mund të merret për bazë rritja 100% e pagës minimale për 5 vite, kur ushqimet bazë kanë qenë dy fish më lirë, psh: buka ishte 20 tani është 40 denarë. Por ekspertët ekonomik mendojnë ndryshe.

“Vet menaxhimi i situatës nga qeveria duhet të bëhet në mënyrë që tu del në krah vetëm kategorisë që janë në situatë jashtëzakonisht të rëndë. Por jo vetëm me ndihma monetare që jepen si subvencione. Por duhet të hapen vende të reja të punës, kualifikim të kuadrit si forcë e re e punës duke krijuar një lloj balanci ndërmjet operatorëve ekonomik dhe nga ana tjetër qytetarët, që të bëhet një strategji jo vetëm afat shkurte por të jetë e qëndrueshme edhe për një situatë afatgjate”, deklaroi Abil Baush, Ekspert ekonomik.

Sipas statistikave, rritje e kostove të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Maqedoni vjet arriti në 29.8%, ndërsa kostoja më e lartë ishte në transport 16.1%, krahasuar me vendet e rajonit, duke pasur parasysh se pagat janë më të ulëtat në rajon si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Pak më mirë i kemi punët në shpenzimet e veshmbathjeve. Sipas të dhënave Maqedonia vjet nuk ka shënuar rritje të çmimeve në shitjen e rrobave, këpucëve dhe aksesorëve tjerë. Sivjet ka tendencë të rritjes për 3,3%, siç është evidentuar edhe shtrenjtimi i kostove në Serbi për 6,8%, dhe në Kroaci edhe për 7,7% për veshmbathje. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments