7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeA do të sjellë me vete Chollet edhe listën e zezë amerikane?!

A do të sjellë me vete Chollet edhe listën e zezë amerikane?!

Pritet me padurim nëse Chollet do të mbërrijë në vend me një listë të të sanksionuarve nga administrata amerikane. Ministri Bujar Osmani dy ditë më parë tha se shpreson që edhe para ardhjes së Sholl, Qeveria të miratojë Planin e Veprimit me SHBA-në, në të cilin në fokus do të jetë lufta kundër korrupsionit.

Vizita e sotme e këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, në Shkup dhe mesazhi se lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet për Uashingtonin, e vuri “problemin që qëndron në rrugën e progresit” në fokus të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë.

Ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, dje e paralajmëroi vizitën e Chollet dhe tha se do të hapë disa pyetje, por nuk specifikoi se cilat, duke përcjellë mesazhin se ky do të jetë një vit shumë intensiv dhe Sholl këtë do ta konfirmojë angazhimin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Maqedoninë e Veriut.

Mbetet e paqartë se çfarë do të sjellë Chollet në vend, ndonëse ai vetë deklaroi qartë qëndrimin e administratës amerikane për vendin disa ditë më parë.

“Maqedonia e Veriut është një nga ato vende që po lufton korrupsionin dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar. Së fundmi dërguam një ekip në Maqedoninë e Veriut për të diskutuar këto çështje. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet për Sekretarin e Shtetit Blinken”, tha Chollet në një intervistë për redaksinë serbe të Zërit të Amerikës. Sipas tij, shumë të rinj nga Ballkani Perëndimor largohen në vende të tjera, sepse nuk shohin një të ardhme të ndritur, duke pasur parasysh disa nga sfidat me të cilat përballen vendet e rajonit për shkak të korrupsionit.

“Ne shohim një potencial të madh në Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi ekonomikisht, për sa i përket demografisë, por zhgënjimi ynë është se ka shumë gjëra që pengojnë potencialin, siç është korrupsioni, i cili është edhe një nga çështjet më kruciale,” shtoi Chollet.

Siç ishte shpreh më herët në një intervistë tjetër këshilltari i Departamentit të Shtetit, Uashingtoni zyrtar beson se në rajon ka korrupsion endemik, veçanërisht korrupsion i lartë dhe dinamizimi i luftës kundër korrupsionit është një çështje prioritare në agjendë. Dhe duke pasur parasysh se SHBA-të janë të përkushtuara për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, të cilin edhe vetë Chollet” e pret me padurim këtë udhëtim”.

Ajo që pritet “me padurim” edhe këtu është nëse Sholle do të mbërrijë me një listë sanksionesh dhe kush do të jetë në këtë listë të zezë. Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në konferencën e përbashkët për media me Ageler dy ditë më parë tha se nuk ka marrë përgjigje për këtë pyetje nga ambasadori amerikan, por shpreson që para ardhjes së Chollet, Qeveria të miratojë planin e veprimit me Shtetet e Bashkuara, ku lufta kundër korrupsionit do të jetë në fokus.

“Ja një njoftim përmes listës së sanksioneve dhe, siç thashë, është në kuadër të bashkëpunimit të dakorduar dhe e konsiderojmë si të mirëseardhur dhe në interes të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për më shumë detaje, sigurisht që do të duhet të informojnë” – tha Osmani.

Sipas ambasadorit Ageler, Chollet në Shkup në fakt do të vazhdojë bisedimet që i ka pasur më herët me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Me ta, Sholle diskutoi vitin e kaluar për të mbajtur një qëndrim të vendosur ndaj korrupsionit.

“Një mundësi e shkëlqyer për të biseduar me Presidentin Pendarovski për partneritetin tonë të fortë në NATO, udhëheqjen e ardhshme të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, përparimin në anëtarësimin në BE, mbajtjen e një qëndrimi të vendosur për korrupsionin dhe bashkëpunimin për të sjellë stabilitet dhe mundësi shtesë për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar më pas Chollet në Twitter.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments