6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMbi 2 mijë e 55 gra përjetuan dhunë gjatë vitit 2022 në...

Mbi 2 mijë e 55 gra përjetuan dhunë gjatë vitit 2022 në Kosovë (video)

Vitin që lamë pas, dhuna në familje e sidomos dhuna ndaj grave, ishte në qendër të vëmendjes për shkak të rasteve të shumta, ku disa prej tyre përfunduan me fatalitet.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se si prioritet do ta kenë punësimin e grave, në mënyrë që të mundësohet pavarësimi i tyre. Por, dështim të sistemit në parandalimin e e dhunës në familje, e konsideron shoqëria civile. Aktorët e tjerë kërkojnë edukim të hershëm edhe në shkolla.

Dukuria e dhunës në familje, sidomos ndaj grave, ishte më e  shprehur vitin që lam pas, bazuar në rastet e raportuara, madje edhe nga ato që kanë përfunduar më fatalitet

Ministrja  e Drejtësisë thotë që kanë përgjegjësi institucionale ngase dhuna në familje nuk është është çështje private por institucionale për mbrojtjen e grave dhe vajzave

“Pavarësisht faktit që janë rritur raportimet , ende një përqindje e vogël po raportojnë rastet. Kur një viktimë e dhunës e sheh që institucioni nuk po e mbron sigurisht që një viktimë tjetër nuk do të raportoj,…..edhe pse ka pasur disa lëvizje të cilat unë i vlerësoj, mendoj që në sistemin e drejtësisë kemi prokuror dhe gjyqtar të cilët udhëhiqen nga mentaliteti patriarkal, të cilët po i lirojnë në procedura të rregullta rastet e tilla sikurse pastaj edhe gjykatat, ose shqiptojnë raste të tilla që parasheh minimumin nga kodi penal”, tha Haxhiu

Naim Qelaj- Avokat i popullit thotë se si shoqëri duhet të investojmë më shumë në arsimimin dhe  edukimin e brezave të rinj, në familjet tona burri dhe gruaja të trajtohet të barabartë.

” Dy janë tema që dua ti trajtojë, njëra ka të bëjë me pjesëmarrjen e gruas në ndarjen e pasurisë dhe pjesëmarrja e gruas në trashëgimi, …. në këto dy tema , gjatë vitit 2022 jemi keq si shoqëri … shifrat e pjesëmarrjes së grave qoftë në ndarjen e pasurisë qoftë në trashëgimi janë të ulëta thuja se në favor të burrave. Në këtë drejtim besoj që shteti, autoritetet kompetente me marr masa , me vendos norma dhe masa afirmative që kjo gjendje me ndryshuar”, tha Qelaj për RTK.

” Mendoj që duhet me e shtri pak më thellë se sa fushatë qoftë përmes takimeve, qysh në fëmijërinë e hershme të gjeneratave të reja në mënyrë që të presim rezultat dhe reagim nga kësaj situate përmes mbikëqyrjes së rreptë të kurrikulave  dhe plan programeve mësimore , përmbajtja e teksteve mësimore , gjuha që përdoret, dhe cilat janë brezat e gjeneratave të reja me një qasje të tillë që gruan dhe burrin e trajton të barabartë në familje, shoqëri dhe sferë të jetës”, tha ai.

Nga qendra për punë sociale tregojnë për raste të shumta të dhunës në familje.  Vetëm në komunën e Prishtinës, shënojnë rreth 300 raste  deri në fundvit. Si  pasojë nevoja për rritjen e stafit është evidente 

 “Punësimin e më tepër staf me profilizimin e stafit sepse tani për tani stafi i qendrës për punë sociale ofron shërbime për klientët që janë rreth 70 lloje, por do të profilizojmë , ekskluzivisht që merren me rastet e dhunës në familje , e kemi një punëtor social që vazhdimisht punon 24 orë, por ndoshta do të vijmë në një situatë që duhet ta ngrisim edhe këtë numër të kujdestarisë për shkak se rastet janë të shumta dhe është e pamundur që një punëtor t’i zgjidhë të gjitha rastet “, tha për RTK, Vehbi Mujku nga Qendra për Punë Sociale. 

Nga instituti kosovar për drejtësi thonë se dhuna ndaj grave dhe vrasjet e grave, vazhdimisht proklamohen si një emergjencë shtetërore por reagimi institucional nuk është i tillë

“Në aspektin gjyqësor është aspekt pozitiv që në procedurë civile të caktimit të urdhrave mbrojtës gjykatat vendosin me efikasitet  dhe nuk i prolongojnë rastet mirëpo më pastaj problematike është fakti që policia nuk ka kapacitete për të bërë mbikëqyrjen elektronike të zbatimit të këtyre urdhrave dhe që në njëfarë forme këto urdhra mbesin të pa efekt  dhe të pa zbatuar në praktikë dhe i tillë është edhe rasti i vrasjes se gruas në spitalin e QKUK-sw, që kishte pasur një urdhër mbrojtje aktive por nuk kishte pasur monitorim nga ana e policisë”, tha për RTK, Gzim Shala nga IKD   

Psikologja Ema Jashari Skeja , tha se janë shumë shkaktar që shpien deri tek një akt I dhunës , teksa tha se përballja me dhunën që nga mosha e hershme ka predispozita të shfaqjes së dhunës nga vet individi në moshë të pjekur

 “ Që prej fëmijërisë së hershme fëmijët po përballen me dhunë, ata po bëhen të rritur të cilët po shfaqin skena të dhunës, në raport me të gjithë”, tha ajo

 “Duhet të bazohemi në edukimin e hershëm në idenë, se si Brenda familjes trajtohet një fëmijë  dhe si e sheh që babai dhe nëna trajtojnë njëri tjetrin mes vete, prandaj dhe pasqyra e shoqërisë është gjithmonë familja”, tha Ema Jashari Skeja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments