KFOR-i po i heq kamionët e mbetur nga barrikadat në veri
N.Mekolli /RTKlive
Misioni i KFOR-it ka njoftuar se sot po zhvillon një “operacione inxhinierike” në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë, që kanë mbetur nga barrikadat e fundit në veri të vendit.
“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftimin e KFOR-i, të postuar në rrjetet sociale.
Disa kamionë, me të cilët ishte bllokuar rruga në lokacionin e njohur si Shkëmbi i Dudës në Mitrovicë të Veriut, janë djegur më 29 dhjetor.
Në njoftimin e KFOR-it në Facebook u tha se operacioni për largimin e automjeteve të bllokuara në rrugë po bëhet për të rikthyer lirinë e lëvizjes në atë zonë.
