9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeputeti gjerman: Është urgjent anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në BE

Deputeti gjerman: Është urgjent anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në BE

Deputeti i Bungestagut, Volker Ullrich ka reaguar për krizën e fundit në veri të Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se situata nuk duhet që të përkeqësohet edhe më tej.

Ullrich në një reagim në profilin e tij zyrtar në “twitter” ka thënë se duhet një mesazh i qartë dhe i koordinuar nga Evropa për Serbinë.

Politikani gjerman ka thënë se është e nevojshme që situata të qetësohet dhe të rikthehet stabiliteti.

Ndërkohë shton se perspektiva evropiane për Kosovën dhe anëtarësimi i përshpejtuar në Bashkim Evropian janë çështje urgjente.

“Situata në Kosovë nuk duhet të përkeqësohet më tej. Ajo që nevojitet është një mesazh i qartë dhe i koordinuar nga Evropa për Serbinë. Kërkohet de-përshkallëzimi dhe stabiliteti. Një perspektivë evropiane për Kosovën me anëtarësimin e hershëm në BE mbetet urgjente”, ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments