4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEdhe ambasadorja amerikane në Tiranë shpërndan deklaratën e SHBA-së dhe BE-së për...

Edhe ambasadorja amerikane në Tiranë shpërndan deklaratën e SHBA-së dhe BE-së për situatën në Veri

Bashkimi Europian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit sot gjatë ditës lëshuan një deklaratë të përbashkët në lidhje situatën e krijuar në Veri.

Këtë deklaratë e ka shpërndarë në profilin e saj zyrtar në Twitter edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Në këtë deklaratë thuhej se BE dhe SHBA janë të shqetësuara për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

“U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen maksimalisht, të marrin veprime për deeskalim të situatës dhe të përmbahen nga provokimet, kërcënimet”.

BE dhe SHBA thonë se janë duke punuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për gjetjen e një zgjidhje politike për t’i ulur tensionet.

Në këtë deklaratë, BE dhe SHBA i quajnë barrikadat paqësore, derisa shtojnë se e mirëpresin garancinë e Kosovës që nuk ka lista për arrestimin e qytetarëve serbë.

“Ne jemi duke punuar me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti që të gjejmë një zgjidhje politike, në mënyrë që t’i ulim tensionet dhe të pajtohemi për rrugën drejt interesave të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies për të gjitha komunitetet.

Ne mirëpresim garancinë e lidershipit të Kosovës për të konfirmuar që nuk ekzistojnë lista për arrestimin dhe persekutimin e qytetarëve serbë të Kosovës  për protesta paqësore/ barrikadat. Në të njëjtën kohë, sundimi i ligjit duhet të respektohet, dhe çdo formë e dhunës është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”, thuhet në deklaratë.

Në fund të eklaratës thuhet se të gjitha obligimet e dialogut duhet të implementohen pa vonesë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments