Gjatë takimit me serbët në Rashkë, presidenti Aleksandar Vuçiq ka debatuar me një ish-polic të Kosovës, me emrin Aleksandar Filipoviq, i cili njësitë speciale të Policisë së Kosovës i ka quajtur banditë.
“Nuk mund të ketë jetë për serbët përderisa “banditë” specialë në veri të Kosovës”, ka thënë ai në kazermën ushtarake ku është mbajtur takimi.
“Donim të integroheshim dhe gojët e tyre janë plot sundim ligji, por po ju tregoj që ligj e drejtësi nuk ka në Kosovë. Jemi detyruar t’i lëmë institucionet, nuk mundëm të ndryshonim diçka në terren, kjo u bë e qartë pas arrijtes së forcae speciale”.
Filipoviqit, Vuçiq i është përgjigjur, duke i thënë se duhet biseduar para se të shkohet në luftë.
“Le të flasim përpara se të shkojmë në luftë”, ka thënë Vuçiq.
“S’kanë asgjë që të më kërcënojnë. E keni parë se si kam folur me ta. Por duhet ta qeverisim shtetin. Duhet të bisedojmë. E keni ditur gjithnjë që në mua gjeni vëllanë dhe babanë”, ka thënë presidenti serb. /GazetaExpress