8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAnti-korrupsioni, kontroll origjinës së pronave, nën llupë gjykatës, prokurorë, deputetë, ministra

Anti-korrupsioni, kontroll origjinës së pronave, nën llupë gjykatës, prokurorë, deputetë, ministra

Anti-korrupsioni gjatë vitit 2023 në fokus do të ketë ndjekjen e gjendjes pronësore të gjykatësve, prokurorëve, deputetëve dhe ministrave. Me planin vjetor të kontrollohet prona e pesë gjykatësve, pesë prokurorëve, gjashtë deputetëve dhe pesë ministrave. Kryetarja e komisionit anti-korrupsion, Biljana Ivanovska thotë se në këto sfera druhet gjenerim më i lartë i korrupsionit.

“Si sektor më i rrezikuar veçohet gjyqësori, i cili në vazhdimësi është i vlerësuar si i rrezikshëm, andaj do të ndiqet prona e gjykatësve dhe prokurorëve. Do të përfshihen edhe disa deputetë të kuvendit, pastaj pushteti ekzekutiv duke pasur parasysh vërejtjet e Komisionit Evropian në raportet e përparimit të shtetit për nevojën e ndjekjes së profilit të lartë të korrupsionit. Objekt i kontrollit do të jetë edhe gjendja pronësore e ministrave aktual në qeveri.”, – u shpreh kryetarja e Komisionit anti-korrupsion, Biljana Ivanovska.

Sipas anti-korrupsionerëve plani vjetor për kontroll të pronës, sipas nevojës mund të zgjerohet edhe me kontrollimin e pronave të zyrtarëve të tjerë të dyshuar. Gjithashtu, do të bëhet kontroll i legjislacionit si dhe vendosje e softuerit për dorëzim elektronik të listës anketuese për gjendjen pronësore të funksionarëve të sapoemëruar.

“Veç më do të kemi në dispozicion të dhëna valide dhe të vërtetuara se sa persona të zgjedhur dhe të emëruar ekzistojnë në Maqedoninë e Veriut, e të cilët janë të obliguar që deri tek ne të dorëzojnë të dhënat për gjendjen e tyre pronësore.”, – theksoi anëtarja e anti-korrupsionit, Katica Nikollovska.

Anti-korrupsioni do të ndjek edhe procesin e skriningut pas rreziqeve të detektuara në të gjitha kapitujt, ndërkohë që s’do mungojë as angazhimi i forcave të reja në këtë trup me punësimin e pesë administratorëve të rinj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments