10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.dr ABDULLA MEHMETI / SHQIPONJA DYKRENORE ARBËRORE NË MURET...

Akademik Prof.dr ABDULLA MEHMETI / SHQIPONJA DYKRENORE ARBËRORE NË MURET E KISHËS SË LASHTË NË NAGORNI KARABAH*

Nga trashëgimia kulturore shqiptare

SHQIPONJA DYKRENORE ARBËRORE NË MURET E KISHËS SË LASHTË NË NAGORNI KARABAH*

1. Shteti – rajoni

Nagorno Karabah, rajon historik dhe gjeografik mes Armenisë dhe Azerbajxhanit të sotëm.

2. Vendndodhja e kishës

Tandzut është një fshat në rajonin Kashatagh, në pjesën perëndimore të lumit Hakari, në degën e majtë të Aghavno. Në kohët e hershme fshati njihej edhe si Garygyshlag.

Shumë shpella që kanë qenë të banuara për më shumë se një mijë vjet mund të gjenden këtu, në shkëmbinj në lartësi të madhe.

Rrënojat e mullirit me ujë, gjurmët e rrugëve, shpellat e largëta, si dhe kisha mesjetare e gdhendur në shkëmb, të gjitha tregojnë për ekzistencën e një shpelle në anën e majtë të kanionit gjatë mesjetës. Fshati ndodhet në një lartësi prej 1300 metra mbi nivelin e detit.

3. Shpjegime për prejardhjen e emrave të vendeve

Emërtimet e sotme të vendeve, rajoneve, qyteteve, katundeve etj., janë të reja, për shkak se çdo pushtues dhe sundues ka lënë gjurmët e veta edhe në këto hapësira.

Sidoqoftë, emri i rajonit historik Nagorno Karabah përbën një kombinim nga fjalë të gjuhëve të ndryshme: nga gjuha sllave Nagorno, që në shqip domethënë i/e Epërm, i sipërm; ndërsa Karabah nga gjuhët turkmene në gjuhën shqipe nënkupton: Mali i Zi, që së bashku japin emrin e plotë të rajonit Nagorno Karabah: Mali i Zi i Epërm. Sigurisht për shkak se në territorin e Turqisë sotme, që nënkupton territoret në jugperëndim të rajonit Nagorno Karabah, ndodhet një rajon tjetër me këtë emër: Kara-dag; shqip: Mali i Zi.

Katundi ku ndodhet kjo kishë e lashtë, sipas disa burimeve më herët e ka pasur emrin Garygyshlag, që po të largohen deformimet gjuhësore nën ndikimin e gjuhëve të tjera, në gjuhën shqipe nënkupton: GUR – GJYSH – LAG (I LASHTË-LAZG-PELLAZG), ose

Guri i Gjyshit Pellazg* (sipas supozimit tonë).

4. Tiparet dhe karakteristikat dalluese

Forma e kësaj shqiponje, me krahë të ngritur, që haset shumë rrallë në raste dhe në vende të tjera, flet mjaftueshëm se bëhet fjalë për një shqiponjë tipike pellazge-ilire-arbërore, që sigurisht i takon periudhës së hershme të Mesjetës.

Ajo që vlen të shpjegohet në këtë rast, kjo shqiponjë ka ngjyrë të zezë, që e përjashton mundësinë të përvetësohet nga sllavët (rusët, serbët etj.).

Në mes të trupit të kësaj shqiponje vërehen gjurmë të një simboli ose figure, që në shumë raste janë vendosur në trupin e shqiponjës dhe mbi krerët e saj. Sipas vendndodhjes së kësaj shqiponje të paraqitur në këtë shkrim, duhet të sqarojmë se në shtetet ku ka qenë me ndikim të fuqishëm krishterimi, sidomos predikimet e Shën Gjergjit Ngadhënjimtarit, në kishat dhe manastiret e atyre vendeve janë vendosur figura e tij në mes të trupit të shqiponjës, zakonisht i hipur në kalë dhe me heshtë të drejtuar nga kuçedra, që besojmë se ka ndodhur edhe me rastin e shqiponjës në fotografinë tonë.

Mbi krerët e shqiponjës shihet një kurorë, sigurisht e ndonjë princi ose mbreti vendës të rajonit.

Fasada e kësaj kishe, si edhe figurat, janë të periudhës së Mesjetës (sipas disa studiuesve), ndërsa kisha ka ekzistuar shumë më herët, si faltore edhe gjatë shekujve të mëhershëm, para erës sonë. Faltoret, kishat dhe manastiret e ndërtuar nëpër shpella ose në shkëmbinj padyshim i takojnë kulturës pellazge.

Vlen të theksohet me këtë rast, se këto kisha absolutisht nuk janë armene. Këtë e dëshmojnë me mijëra fakte, sidomos qëndrimi i armenëve ndaj kishave dhe vendbanimeve të lashta të këtij rajoni. Sa herë e kanë pushtuar armenët me ushtri këtë rajon i kanë shkatërruar pa mëshirë, vendbanimet, kishat, manastiret dhe monumentet e lashta, të vetëdijshëm se nuk janë të tyre. Ngjashëm kanë vepruar edhe pushtetet e tjerë, Osmane, Arabe, Persiane dhe Azere, në disa periudha.

(28. XII. 2022)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments