Qytetarë të shumtë dhe mërgimtarë të cilët po kthehen në vendlindje për festat e fundvitit, sonte janë bllokuar në kolona të gjata me kilometra në vendkalimin kufitar në Tabanocë. Kështu akuzon Aleanca për Shqiptarët, sipas të cilës, fëmijë të vegjël, të moshuar dhe qytetarë të rraskapitur nga udhëtimi, tani duhet të presin edhe me orë të tëra në këtë natë të ftohtë për të kaluar kufirin.
“U bëjmë thirrje institucioneve kompetente kufitare që urgjentisht të vihen në veprim për të zgjidhur këtë situatë që po shndërrohet në golgotë për qytetarët tanë.
Urgjentisht të lehtësojnë kalimin në pikën kufitare dhe të parandalojnë një kaos edhe më të madh dhe zgjatjen e kolonave, pasi pritet që orëve dhe ditëve në vazhdim edhe shumë automjete t’i afrohen vendkalimit kufitar”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ndërsa ma akuzuar se a<span;>jo që sonte ndodhi në pikën kufitare në Tabanocë është një turp i radhës i kësaj qeverie të pa ligjitimitet.
“Nuk ka ndodhur as në krizat më të mëdhaja që të mbyllen pikat kufitare, ndërsa sonte pikërisht në kohën kur mërgimtarët tanë kthehen në vendlindje, policia mbyll gjithë kufirin. Arsyetimet se kufiri është mbyllur për një aksion policor nuk mban, sepse në asnjë moment nuk duhet penguar lëvizja e njerëzve, e sidomos në këto ditë kur fluksi është më i madh. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt, duke kërkuar përgjegjësi nga MPB-ja dhe përfaqësuesit shqipfolës që përbëjnë Qeverinë e Krimit”, shkruan në profilin e tij në FB, Bilall Kasami.
Shpresojmë që Maqedonia e Veriut, vijon me tej ai, të mos ketë dëgjuar aleatin e Putinit (Serbinë), e cila ditë më parë u deklarua se do t’i mbyll pikat kufitare shkaku i mërgimtarve shqiptar.
Ndryshe, në një aksion në Tabanoc, sonte janë privuar nga liria komandanti dhe zëvendësi i tij i policisë kufitare. Hetimet për vepra penale të kryera ndaj tyre dhe një polici tjetër kanë zgjatur me muaj, ndërsa ishte bllokuar pika kufitare për disa orë derisa ka zgjatur bastissja, konkretisht arrestimi i të dyshuarve për vepra penale.