lajmi interaktiv
www.telegrami.mk
Një prej kushteve kryesore për pjesmarje të ASH në Qeveri të Kovaçevskit është edhe marja e resorit Ministri e Shëndetësisë .Resor që e la ASH ku Ministër ishte Arben Taravari për kandidaturën Kryetar Komune Gostivar në vitin 2017 ,pasi edhe fitoi Nevzat Bejtën -nga BDI në vitin 2017 kryetar aktual i Gostivarit .Dhe çuditërisht matematika argëtuese e ASH aso kohe dukej se është joshëse ,por u pa si e ngutëshme ,sepse fitimi i komunës së Gostivarit nuk solli edhe shtimin e punsimeve në POLLOG ,pra vetëm në GV .Ndërsa u pa si gabim aritmetikor llogaria lëshimi i postit Ministër i Shëndetësisë në qeverinë Zaev2 ,për shkak se si Ministri punsimet partiake dhe mbajtja gjallë e elektoratit ishin në nivel Republikan ,ndërsa Kryetar Komune Gostivari vetëm lokal dhe e kufizuar. Sot Kongresi i tretë i ASH i Jashtëzakonshmi sikur riktheu edhe njëherë mundësinë e përmirsimit të gabimit matematikor të vitit 2017 dhe pse jo hyrjes në Qeverinë Kovaçevski në vitin 2023 dhe hyrjes në pushtet qendror me rikthim të postit Ministër i Shëndetësisë dora vetë Arben Taravari atje ku e la ,ta vazhdojë .A qëndron ky konstatim ?.Qëndron sepse në shumë mediume elektronike dhe rrjete sociale u lakuan emra të mjekëve të ASH -së nga Likova e deri në Strugë ,kështu që zgjidhja do të binte mbi Arben Taravarin që do t’ i uiste (qetësonte ) të gjitha qytetet simatizantët e ASH,dhe do të ruante ekuilibrin brenda partiak .Hipoteza se Kryetar Komune apo Ministër i Shëndetësisë më tepër tërheq kah punsimet në nivel republikan që i bie posti Ministër i Shëndetësisë,zgjat jetën partiake ….
Për këtë post Ministër i Shëndetësisë , javën e fundit nga data 22 dhjetor janë thyer intenzivisht shigjetat mes LSDM-së ,e cila poashtu ka shprehur interes ta rikthejë Ministrinë e Shëndetësisë ,dhe ASH -së. Ministri Aktual Bekim Sali jo që ka qenë jashtë loje por edhe patria që e emëroi AA ,sikur nuk e soneps,dhe posaçërisht nga rebeluesit e AA dega e Shkupit ,është ritheksuar se nuk përfaqson interesat e AAA ,por të Qeverisë LSDM-BDI. Ministri aktual i Shëndetësisë Bekim Sali ka mbetur i vetmuar (haroi moralin e tregimit delja që ndahet nga kopeja e ha ujku ) dhe janë të kuptuara deklaratat : Nuk pres që Aleanca për Shqiptarët të bëhet pjesë e mazhorancës qeveritare.
https://vesnik.com/node/287192
www.telegrami.mk Tetovë
Mesut Shabani