23.3 C
Tetovo
E premte, 11 Korrik, 2025
BallinaLajmeTetovari Kujtim Xhelili kardiokirurgu i parë shqiptar në Klinikën Universitare “Nënë Tereza''-SHKUP

Tetovari Kujtim Xhelili kardiokirurgu i parë shqiptar në Klinikën Universitare “Nënë Tereza”-SHKUP

Pas gjashtë viteve mund dhe sakrificë, me mentorim nga prof.Dr. Jovev dhe komision nga prof.Dr. Putnik dhe prof.Dr. Çolançevski gjatë operacionit “Aorta Valvula”në katedrën e Kardiokirurgjisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodij në Shkup, Dr. Kujtim Xhelili mori titullin Specialist i Kardiokirurgjisë.

Kujtimi nga tani do të jetë Kardiokirurgu i parë shqiptar e Kardiokirugjisë në Klinikën Universitare “Nënë Tereza” në Shkup.

Kujtim Xhelili është nga fshati Përshefcë i Tetovës, rrjedh nga një familje e njorur mjekësh në atë anë. Babai i tij Agim Xhelili, mjek i njohur i rrethit të Tetovës ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në periudhën 2002-2006.

Kujtim Xhelili studimet i ka kryer në Universitetit Shën Kirili dhe Metodij në Shkup, ku edhe i ka vazhduar studimet specialistike ku ka asistuar në shumë operacione komplekse. Fokuset kryesore shkencore të tij janë ndërhyrja kirurgjike në valvulën mitrale dhe të aortës, trajtimi kirurgjik i insuficiencës së zemrës, çrregullimet ritmike të zemrës etj.

Kujtimi kishte asistuar edhe në opreacionin e parë të transplantit të zemrës në Maqedoninë e Veriut, gjithashtu një mbështetje të parezervë në të gjitha aspektet për arritjet e tij ka pasur edhe nga kardiokirurgu i njohur shqiptar, Omer Xhemaili, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments